Vendosni fjalën kyçe....

Plagosi me armë kryeplakun e fshatit, vetëdorëzohet në polici i riu nga Elbasani


Një 25-vjeçar ka përfunduar në pranga, pasi dyshohet se ka plagosur me armë kryeplakun e fshatit Gribë në Elbasan.

Sipas policisë, i riu me inicialet S.V tre ditë pas ngjarjes është vetëdorëzuar në rajonin e policisë në Korçë.

Ditën e premte, S.V dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri kryeplakun me inicialet T.V dhe pas ngjarjes u largua në drejtim të Korçës, ku u fsheh për dy ditë derisa vendosi të dorëzohej.

“Në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 12.04.2018 në fshatin Gribë, ku u plagos me armë zjarri shtetasi T.V., specialistët për Hetimin e Krimit ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan ndaluan shtetasin S.V., 25 vjeç, nga Griba. Shtetasi S.V. dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin T.V. dhe menjëherë pas ngjarjes u largua për t’u fshehur drejt qytetit të Korçës.

Pas një pune të mirë-organizuar dhe intensive u bë zbardhja e ngjarjes, identifikimi i autorit, u ushtruan kontrolle të shumta nga DVP Elbasan, në bashkëpunim me forcat e DVP Korçë, e pas negociatave me familjarët, autori është vetë-dorëzuar në DVP Korçë. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprimet e mëtejshme.”-thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *