Templates by BIGtheme NET

Tabaku: Jemi të gatshëm për zgjedhje, po punojmë me programin krahas protestave

Ish deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, është shprehur se opozita është gjithmonë e gatshme për zgjedhje duke theksuar se krahas protestave po punon edhe me programin.

“Partia Demokratike krahas protestave po punon edhe me programin por jo program lokal, program qendror që do të thotë ne jemi të gatshëm për zgjedhje. Por ju siguroj edhe nëse bëhen nesër zgjedhjet opozita del mazhorancë. Ka nisur edhe seleksionimi nëpër struktura”- u shpreh Tabaku, ndërkohë që pretendon se mazhoranca nuk ka për të hyrë në zgjedhje pa opozitën.

“Jam shumë e bindur që nuk ka për të pasur zgjedhje pa opozitën. Historia e ka treguar që nuk mund të ketë zgjedhje pa opozitën. Janë shtyrë zgjedhjet deri në gjetjen e një gjuhe.

Kur Edi Rama ishte kryetar bashkie në Tiranë i shtyu zgjedhjet dhe kjo gjë u bë me vullnetin e mazhorancës asokohe. Është e vërtetë që kjo rrugë që kemi nisur nuk është e thjeshtë madje e dinim që në fillim. Por besoj që me kalimin e kohës gjithmonë e më shumë po ndryshon. Kjo për shkak të mbështetjes së madhe popullore”-deklaroi Tabaku në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo” në Report Tv

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto