Vendosni fjalën kyçe....

Tentoi të vriste boksierin, arrestohet i riu Shkodran – Në pranga dhe dy vëllezërit që e strehuan


Arrestohet i dyshuari si autor i atentatit ndaj ish-boksierit të Vllaznisë Nelson Hysa. 23-vjeçari Valter Ksolla, banues në Lagjen “Mark Lula” në  Shkodër, akuzohet se plagosi në 6 maj të 2017-ës Nelson Hysën. Ky i fundit është arrestuar si pjesë e grupit Bajri.

Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për Ksollën, për veprat penale të “Vrasjes me paramendim, e kryer në bashkëpunim”  mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi e mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Gjatë operacionit të koduar “Gruda”, operacioni u arrestuan dhe vëllezërit N. K., 32 vjeç dhe K. K., 25 vjeç, pasi këta të dy e kishin strehuar Ksollën në banesën e tyre.

“Finalizohet me sukses Operacioni policor i koduar “Gruda”

Kapet dhe ndalohet autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur me datë 06.05.2017, ku ka mbetur i plagosur shtetasi N. H.

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër pas një pune të mirëorganizuar, u finalizua operacioni policor “Gruda” ku u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim:

V.K, 23 vjeç, banues në Lagjen “Mark Lula”, Shkodër,

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale të “Vrasjes me paramendim, e kryer në bashkëpunim” mbetur në tentative, dhe “Prodhimi e mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, parashikuar nga nenet 78, 22, 25 e 278 të Kodit Penal, pasi është autor i dyshuar për ngjarjen e ndodhur me datë 06.05.2017.

Gjithashtu si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit N. K., 32 vjeç dhe K. K., 25 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, (vëllezër) për veprat penale të “Përkrahja e autorit të krimit”, “Prodhimi e mbajtja pa leje e armeve dhe municioneve luftarake” dhe “Kanosja”, parashikuar nga nenet  302, 84 e 278 të Kodit Penal, pasi këta dy shtetas kishin strehuar në banesën e tyre shtetasin në kërkim V. K, dhe dyshohet se me datë 14.04.2019 kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit L. A., 50 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të metejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *