Templates by BIGtheme NET

U pranua si anëtar i ri, Vatë Staka nuk lejohet të qëndrojë në mbledhjen e KLP-së

Anëtari më i ri Vatë Staka u paraqit sot për mbledhjen e e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, por u përzu nga mbledhja.

Këshilli vendosi me 6 vota pro që Staka nuk mund të marrë pjesë në këtë mbledhje. Argumenti i përdorur është se duhet pritur 5 ditë, nëse do ketë ankimimeve për zgjedhjen e tij.

Pas kësaj, KLP ka nisur diskutimet për çështje të tjera të rendit të ditës. Në mbledhjen e KLP u miratua raporti për analizën e aftësive profesionale të prokurorëve.

Vatë Staka u paraqit si kandidati i vetëm për të zëvendësuar Antoneta Sevdarit, si anëtar i KLP-së dhe kandidatura e tij u pranua.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto