Vendosni fjalën kyçe....

Zbulohet kontejneri me kokainë në Maltë, kishte si destinacion Shqipërinë (FOTO)


Kapet një sasi e madhe kokaine në portin e Maltës, e cila kishte si destinacion Shqipërinë. Mediat malteze shkruajnë se policia zbuloi në total 91.25 kg kokainë të fshehur brenda tre kontejnerëve në Freeport dhe vlera e lëndës narkotike shkonte në 10.3 milionë euro.

Kokaina u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, nga departamenti i doganës.

91.25 kilogramët me kokainë, u zbuluan teksa po skanoheshin kontejneret ku ishin vendosur.

Hetimet e policisë në Malte zbuluan se kontejneri i parë dhe i tretë kishin mbërritur në Maltë nga Amerika e Jugut dhe do të vazhdonin rrugën drejt Durrësit, në Shqipëri. Ndërsa kontejneri i dytë, gjithashtu nga Amerika e Jugut, do të nisej drejt Selanikut të Greqisë.

Në kontejnerin e parë kishte 20 pako kokaine me peshe 24 kg në vlerë prej 2.7 milionë euro, në të dytin ishin 40 paketime me peshë 48 kg në vlerë 5.4 milionë euro.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *