Vendosni fjalën kyçe....

Anulimi i vizave nga Holanda, reagon Ministria e Jashtme: Lëvizja e lirë do vazhdojë


Pas votimit në parlamentin holandez për anulimin e lëvizjes pa viza të shqiptarve në zonën Shengen ka reaguar Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e cila njofton se ky votim nuk ndikon në lëvizjen e lirë drejt vendeve evropiane.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon shtetasit shqiptarë se votimi i Dhomës së Dytë të Përfaqësuesve në Parlamentin holandez për t’i kërkuar Bashkimit Evropian inicimin e procedurës për pezullimin përkohëshëm të liberalizimit të vizave nuk ndryshon rregullat e lëvizjes drejt vendeve shengen. Shtetasit shqiptarë do të vazhdojnë të lëvizin të lirë drejt vendeve Shengen sipas praktikës të derisotme dhe duke plotësuar vetëm kushtet aktualisht në fuqi”-thuhet në njoftim.

Një shtet anëtar i BE mund t’i kërkojë Komisionit Evropian hapjen e procedurës së pezullimit të lëvizjes pa viza vetëm mbi bazën e kushteve të mirëpërcaktuara në legjislacionin e BE dhe asnjë kusht nuk plotësohet për paraqitjen e kësaj kërkese nga Holanda për Shqipërinë.

Gjithsesi është Komisioni Evropian që do të shqyrtojë kërkesën dhe do t’i jap përgjigje asaj. Duke gjykuar objektivisht, në bazë të fakteve dhe shifrave zyrtare, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është besimplotë se rezoluta në fjalë nuk mund të gjejë mbështetje në Komisionin Evropian, pasi asnjë nga kriteret që do të çonin në aplikimin e mekanizmit të pezullimit të përkohshëm nuk është plotësuar në rastin e Shqipërisë”-vazhdon më tej deklarata.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *