Kreu i demokratëve, Lulzim Basha i ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora deklaroi se vendimi i Holandës për kthimin e vizave është akt mos besimi ndaj qeverisë Rama.
“Nuk ka lidhje parlamenti shqiptar me atë që ndodhi sot në parlamentin e mbretërisë së Holandës. Ajo që ndodhi ka 3 domethënie.
Pse kërkuan rivendosjen e vizave? Nuk është akt racizmi por akt i pastër mosbesimi ndaj qeverisë aktuale, sepse prej më shumë se 3 vitesh policia holandeze dhe autoritetet kanë konstatuar një rritje jo thejshtë të rritjes së numrit të krimeve të kryera nga rrjetet shqiptare kriminale, me bazë në Shqipëri, por edhe rritje të influencës financiare dhe organizative.
Disa prej këtyre raporteve duke orperuar me bazë Shqipërinë kanë futur në dorë edhe trafikun e kokainë nga Amerika latine drejtë portit të Roterdamit, apo portit të Andversit në Belgjikë. Këtu lind problemi që për të mbuluar përgjegjësitë e tyre qeveritarët thonin çfarë problem ka me transportin e drogës.
Është hera e parë, nuk ka ndodhur në botë dicka e tillë, që një shtet që i hoqi vizat, tani kërkon të rikthejë vizat. Ky është tregues i qartë i kapjes së shtetit.
Çfarë prisni që një parlament që kërkon të heqë vizat do të votojë për hapjen e negociatave? Kjo është parathënie shumë e keqe. Është goditje e rëndë për vendin dhe qytetarët që duhet të paguajnë faturën e paktit të Edi Ramës me krimin e organizuar”- është shprehur kreu i PD-së, Lulzim Basha.