Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Zgjedhjet e 30 qershorit do shtyhen


Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është shprehur se nuk do ketë zgjedhje vendore në 30 qershor sepse ato do të shtyhen.

Data e zgjedhjeve lokale do të shtyhet. Zgjedhje me 30 qershor nuk ka për të pasur. Sepse Shqipëria nuk është një humbëtirë e Afrikës.Pa u ndëshkuar krimi elektoral as që mund të mendohet që të garantohet një proces zgjedhor. Zgjedhje false nuk do të ketë”-deklaroi Basha.

Ndërkohë Basha tha se: “Ne jemi sot në një pikë përplasje pa kthim. Përplasja do të jetë parapolitike, nëse kriza nuk zgjidhet sipas rrugës që parashtron opozita.”

Nëqoftëse ti sot do të shkosh në zgjedhje pa ndëshkuar kriminelët e Dibrës, ku është kapur Damian Gjiknuri me Ymer Lalën. Drejtësia është e kapur, pikërisht se Ymer Lala, Damian Gjiknuri, Niçe Abdylaj, Vangjush Dako, Taulant Balla dhe Edmond Bego, jo vetëm t’i shpëtojnë drejtësisë, por të shkojnë t’u marrin shtëpitë këtyre banorëve, t’ua prishë Edi Rama me Erion Veliajn, pa ligj, se s’ka as Gjykatë Kushtetuese, dhe të bëjnë 60 milionë euro projekt aty”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *