Vendosni fjalën kyçe....

Brad dhe Angelina divorcohen zyrtarisht, aktorja heq dorë nga mbiemri Pitt


Brad Pitt dhe Angelina Jolie janë zyrtarisht të divorcuar. “Entertaiment Tonight” shkruan se dyshja pas dy vjetësh qëkur Jolie bëri kërkesën për divorc, më në fund kanë rënë dakord në një marrëveshje për kujdestarinë e fëmijëve.

Marrëveshja është nënshkruar nga të dyja palët këtë javë dhe nga gjyqtari. Por detajet nuk janë zbuluar për të mbrojtur interesat dhe privatësinë e fëmijëve të tyre.

Jolie ka hequr dorë nga përdorimi i mbiemrit të Pitt, duke mbajtur vetëm mbiemrin e saj. Kështu sugjerojnë disa dokumente të publikuara nga “The Blast”. Ndërsa fëmijët do të vijojnë të përdorin të dy mbiemrat, Jolie-Pitt.

Pitt dhe Jolie kanë gjashtë fëmijë, Maddox, 17 vjeç, Pax, 15, Zahara, 14, Shiloh, 12 dhe binjakët 10-vjeçarë Knox dhe Vivienne.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *