Templates by BIGtheme NET

Digjen dy makinat te Drejtoria e Policisë në Elbasan

Dy automjete janë përfshirë nga flakët mbrëmjen e kaluar, para godinës së Drejtorisë Vendore të Policisë në qytetin e Elbasanit.

Mësohet se një automjet është djegur plotësisht dhe një tjetër pjesërisht. Policia ka njoftuar se automjeti tip ‘Volsvagen’ me Targë, AA 595 KP në pronësi të Hysen Hasekiut është djegur plotësisht.

Automjeti tjetër tip ‘Skoda’ me targë AA 702 DL, që është djegur pjesërisht, rezulton në pronësi të Bledar Hoxhës.

Policia thotë se ka mundur të identifikojë autorin, i cili rezulton të jetë person me precedent penal. Identifikimi i të dyshuarit është bërë i mundur nga verifikimi i kamerave të instaluara pranë Drejtorisë së Policisë.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto