Donacionet e ndryshme të personave më të pasur dhe kompanive të mëdha franceze për financimin e rindërtimit të katedrales Notre Dame e shkatërruar dje në mbrëmje nga zjarri tejkaluan shifrën e 600 milionë eurove.
Familja trashëgimtare e l’Oreal, Bettencourt-Meyers si dhe gjiganti botërire në fushën e kozmetikës njoftuan sot një dhurim prej 200 milionë euro që i shtohen 200 milionë të familjes Arnault dhe kompanisë së luksit LVMH dhe 100 milionë të premtuara respektivisht nga kompania e naftës Total dhe familjes Pinault (Kering).