Vendosni fjalën kyçe....

Gjyqi ndaj Tahiri te Krimet e Rënda, seanca e parë më 19 qershor


Ish-ministri i Brendshëm,Tahiri,  do dalë para gjyqit në seancën e parë që nis me 19 qershor. Tahiri akuzohet për favorizimin e grupit të Habilajve në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Tahiri ka kërkuar gjykim të shkurtuar edhe pse nuk e ka pranuar në asnjë çast akuzën e ngritur nga Krimet e Rënda. Të pandehur për të njëjtën çështje janë edhe 3 ish-zyrtarët e lartë të policisë, Jaeld Çela, Gjergji Kohila dhe Sokol Bode.

Hetimet ndaj Tahirit janë mbyllur më 28 shkurt, kohë në të cilën dosja është dërguar për gjykim në Gjykatën e Krimeve të Rënda, me seancën e parë që është parashikuar për më 19 qershor.

Akuza për Tahirin dhe 3 ish-zyrtarët e lartë të policisë janë “trafikim të lëndëve narkotike” në kuadër të grupit të strukturuar kriminal Habilaj dhe “korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”.

Më 26 mars, Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi të nisë gjykimin ndaj ish-ministrit duke mos pranuar pushimin e çështjes. Treshja e gjyqtarëve që do gjykojë Tahirin janë Ardit Mustafaj, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *