Vendosni fjalën kyçe....

Holanda voton vendosjen e vizave me Shqipërinë


Parlamenti holandez ka votuar me shumcë votash që t’i kërkojë Komisionit Europian rivendosjen e vizave me Shqipërinë. Propozimi është bërë nga partitë e shumicës qeverisëse të cilat kanë gjithsesj 92 vende në parlamentin me 150 deputetë të Holandës.

Vendimi i parlamentit holandez i kalon Komisionit Europian ku do të kërkohet arritja e pezullimit me konsensus të vizave për shtetasit shqiptarë që udhëtojnë drejt Holandës.

Holanda është pjesë e marrëveshjes Schengen dhe mund të kërkojë që të përdorë termin “frenimi i emergjencës”, që vlen atëherë kur një shtet vlerëson se cënohet siguria e tij./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *