Kryeministri i Kosovës, Haradinaj, ka deklaruar se Kosovës nuk do i preket asnjë centimetër territor duke u dhënë një mesazh ndërkombëtarëve se aleatë më properëndimorë se shqiptarët nuk mund të gjejnë, shkruan Koha.net.
“Nuk do të lejojmë me u nda Kosova, as me u prek territoret e kufijtë. Kush shkon në atë rrugë e ka gabim, qoftë vëlla i yni. Miqve u bëjmë thirrje se s’keni aleatë më properëndimorë se shqiptarët. Ata që po koriten shumë e kanë për vete, por do të vijë dita kur shumica prej tyre kanë me u skuq për ato që po i bëjnë që janë të padrejta në kohën kur jemi duke u përballur me Serbinë. Me agjendat e Vuçiqit. Me planet e tij për ta ndarë Kosovën. Me planet e ndërkombëtarëve për të na ul kokën, goditjet nën brez të vëllezërve e motrave tona s’janë në rregull. Le të korrigjojnë veten ata që e dinë se si kemi ardhur deri këtu e sa vështirë ka qenë e çka na pret. As atëherë s’e kanë korrigjuar, por i kemi përballuar atëherë e do t’i përballojmë prapë.” – tha Haradinaj.
Më tej, kreu i qeverisë së Kosovës, shtoi teksa po fliste gjatë gjatë homazheve në Gllogjan, në 20-vjetorin e rënies së Shkëlzen Haradinajt dhe shokëve të tij, ka thënë se shqiptarët janë popull i sakrificës dhe i respektuar dhe se nuk do të lejojë që dikush t’ua fyejë krenarinë e t’ua mohojë dhimbjen.