Vendosni fjalën kyçe....

Kush është njeriu i Sorosit, në krye të Universitetit të Tiranës


Rektori i ri i Përkohshëm i Univewrsitetit të Tiranës, i komanduar nga ministrja e Arsimit Besa Shahini, ka punuar për George Soros-in.

Berndard Dosti rezulton se ka punuar për Sorosin në një projekt “Analiza e Projekt-Buxhetit dhe Implementimi i tij në Shqipëri”. Madje nuk e fsheh këtë nga rezymeja e tij.

Një gjë të tillë e ka publikuar edhe avokati Altin Goxhaj, i cili thotë se Shahini e cila vetë ka punuar për Sorosin, ka emëruar në vend të Konit një tjetër person që është pjesë e rrjetës së manjatit amerikan.

 

Tek faqja e IPPM-së ( Institute for Public Policy and Good Governance), thuhet se Dosti ka qenë konsulent në një projekt të financuar nga soros në Shqipëri, mirëpo kur kërkon mbi dokumentin nuk rezulton gjë – është fshirë.

Dosti u diplomua në Universitetin e Tiranës në Fakultetin Ekonomik në vitin 2005. Në të njëjtin Fakultet, Dosti jep mësim si pedagog prej disa vitesh tashmë. Ndërsa përpara emërimit si rektor i Përkohshëm, punonte si zëvendës rektor.

Ministrja e Arsimit Besa Shahini shkeli Kushtetutën dhe nuk ka pritur shumë për të zëvendësuar rektorin e shkarkuar të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni.

Shahini komandoi Bernard Dostin në këtë detyrë në të njëjtën ditë kur ka urdhëruar pezullimin e Konit.

Emërimi i rektorëve të universiteteve është tagër i Presidentit të Republikës sipas Kushtetutës, më saktë nenit 92. Kujtojmë se edhe ministrja Shahini, njëlloj sikurse Dosti, besohet se është e lidhur me George Soros.

Pas emërimit të saj si ministre, kur ishte e ftuar në studione  emisionit “Zonë e Lirë”, Çani i foli Shahinit për lidhjet e saj me Sorosin, gjë që ajo nuk e mohoi.

“Ti je pjesë e George Soros pra. Po nuk ishe pjesë e sektit nuk do të ishe këtu. Është logjike kjo që them unë, s’po e them në ajër”, i tha Arian Çani ministres e cila vetëm qeshte dhe nuk e mohoi aspak./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *