Vendosni fjalën kyçe....

Lëvizte me armë pranë Ujit të Ftohtë, arrestohet i riu në Vlorë


Një 29- vjeçar është arrestuar nga policia paraditen e sotme në Vlorë, pas akuzave për armëmbajtje pa leje.

Sipas policisë, i riu me iniciale E.H është parë duke lëvizuar me armë pranë Ujit të Ftohtë. Pas njoftimit të qytetarëve, policia e ka ndaluar të riun që është përpjekur të arratiset në momentin që ka parë forcat e rendit. Ndaj tij është shtuar dhe akuza për “Mosbindje ndaj policisë”.

Të riut iu sekuestrua një armë zjarri CZ-P09, me 16 fishekë. Sipas policisë, ai kishte precedent të mëparshëm penal në fushën e armëmbajtjes pa leje.

“Qarkullonte me armë zjarri në qytet, qytetarët njoftojnë Policinë.

Tentoi ti largohej Policisë por kapet në flagrancë gjatë ndjekies.

29 vjeçari me precedent të mëparshëm penal në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe 16 fishekë.

Në vijim të bashkëpunimit mes Policisë dhe qyetarëve për të parandaluar dhe goditur paligjshmërinë, qytetarët kanë njoftuar Policinë për një shtetas i cili qarkullonte me armë zjarri me vete në zonën e Ujit të Ftohtë.

Menjëherë janë organizuar shërbimet e policisë, të cilët kanë konstatuar pranë një lokali në Ujin e Ftohtë Vlorë personin e dyshuar, i cili sapo ka parë Policinë ka tentuar të largohet.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekie ku kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të shtetasit E.H., 29 vjeç, banues në Vlorë.

Shtetasi E.H., gjatë tentativës për ti shpëtuar Policisë, ka hedhur në tokë armën e zjarrin tip pistoletë CZ-P09, me 16 fishekë.

29 vjeçari ka qenë edhe më parë i arrestuar nga Policia për armëmbajtje pa leje në vitin 2012.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Mosbindja ndar urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”.”, thuhet në njoftimin e policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *