Templates by BIGtheme NET

Merr flakë xhamia Al-Aqsa në Jeruzalemin e Vjetër (VIDEO)

Xhamia e Al-Aqsa në Jeruzalem ka marrë flakë mbrëmjen e së hënës, në të njëjtën kohë kur katëdralja e Notre Dame në Paris po gëlonte gjithashtu nga flakët.

RT” shkruan se zjarri u nxorr shpejt, pa u raportuar asnjë dëmtim.

“Zjarri shpërtheu në dhomën e rojeve jashtë çatisë së Dhomës së Lutjeve të Marwanit,” tha agjencia e lajmeve Wafa.

Pamjet e postuara në mediat sociale tregojnë tymin që ngrihej nga maja e dhomës së lutjes të Marwanit, i njohur edhe si stalla e Solomonit. Po ashtu në videot e mëposhtme tregohet beteja e zjarrfikëve me flakët në majë të malit të Tempullit, vendi i tretë më i shenjtë në Islam, që ka qenë në qendër të konfliktit të vazhdueshëm arabo-izraelit.

Ndërsa shkaku i incidentit ende nuk është përcaktuar, Sheiku Azzam al-Khatib, drejtori i përgjithshëm i Departamentit të Çështjeve të Xhamisë së Jeruzalemit dhe Xhamisë së Al-Aksas, ka lënë të kuptohet se zjarri mund të jetë ndezur nga fëmijët të cilët ishin parë duke luajtur në zonë.

Duke iu përgjigjur incidentit, presidenti palestinez Mahmud Abbas paralajmëroi që askush të mos shënjestronte vendin e shenjtë, duke theksuar nevojën për të ruajtur vlerën e madhe fetare dhe humanitare të tij.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto