Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Kemi bërë hapa para drejt liderizmit autoritar


Presidenti i Republikës Ilir Meta duke folur mbi krizën politike dhe institucionale në vend ka theksuar vendi ka bërë hapa prapa me demokracinë parlamentare dhe se po shkojmë drejt një liderizmi arbitrar.

Sipas Metës çdo hapësirë që mund t’i lihet liderit e dërgon atë drejt autoritarizmit.

“Kemi bërë hapa prapa sa i takon demokracisë parlamentare dhe kemi bërë hapa para drejt një liderizmi arbitrar. Pa ndryshuar sistemin zgjedhor është e vështirë të ndryshosh liderët.

Mos harrojmë që jemi një vend që kemi një trashëgimi autoritare dhe për shkak të këtij graviteti çdo hapësirë që mund t’i lihet liderit e çon atë drejt autoritarizmit.

Kjo gjendje duhet të marrë fund. Jemi në kohë për të mos shkuar drejt një konfrontimi që do të ishte i pafalshëm për të gjithë. Nuk duhet të rrezikojmë arritjet e vendit nga viti 1997 dhe në këtë drejtim duhet një reflektim nga të gjithë për të rikthyer vendin në një normalitet kushtetues”-deklaroi Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *