Templates by BIGtheme NET

Miliarderi francez dhuron 100 milionë euro për rikonstruktimin e Katedrales së Parisit

Miliarderi francez François-Henri Pinault dhe familja e tij deklaruan mbrëmjen e të hënës se do të dhuronin 100 milion euro për të rindërtuar katedralen historike të Notre Dame në Paris.

Për Pinault nuk u desh të mendohej shumë, por brenda natës kur zjarrfikësit ende po luftonin me flakët, ai tha se do dhuronte para për rikontruktimin e katedrales gotike.

Pinault, i cili është i martuar me aktoren Salma Hayek, tha: “Babai im François Pinault dhe unë kemi vendosur që nga fondet e Artemis, një shumë prej 100 milionë euro ta çojmë për përpjekjet e nevojshme për rindërtimin e plotë të Notre Dame. “

Pinault është pronar dhe CEO i Kering group, që përfshin linjat e famshme të modës, Guçi dhe Yves Saint Laurent. Menjëherë pastij, miliarderi tjetër francez Bernard Arnault dhe grupi i tij i mallrave luksoze LVMH (MC.PA) premtuan 200 milion euro për rindërtimin e katedrales, shkruan “Yahoo“.

Zjarri në çatinë e katedrales së Parisit nisi rreth orës 18:30 të pasdites të së martës dhe shumë shpejt përfshiu dritaret dhe të gjithë pjesën e drunjtë brenda saj, dukë bërë që të binte kupola. Në operacion u përfshinë rreth 500 zjarrfikës, të cilët treguan njē kurajë të jashtëzakonshme në betejën me flakët, duke bërë të mundur shpētimin e strukturës së katedrales.

“Ne do të rindërtojmë katedralen së bashku”, tha Macron, duke shtuar se Franca do të fillojë një fushatë ndërkombëtare për mbledhjen e fondeve për të rindërtuar katedralen. Macron po e trajton ngjarjen si një emergjencë kombëtare.

Organizata të ndryshme bamirëse, kanë nisur gjithashtu mbledhjen e fondeve për rikontruktimin e katedrales.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto