Vendosni fjalën kyçe....

Ndahen çmimet “Pulitzer”, gazeta lokale fiton çmimin që s’donte


Dje ishte ndarja e çmimeve më të rëndësishme në gazetari, ajo e çmimeve “Pulitzer”. Një gazetë lokale amerikane ka fituar një çmim “Pulitzer” për mbulimin e një masakre që ndodhi në redaksinë e vet, shkruan “BBC“.

Por kur gazeta “The Capital Gazette” në Maryland mësoi se kishte fituar çmimin më prestigjoz në gazetarinë amerikane, nuk organizoi asnjë festë. Pjesëtarët e stafit qetësisht u përqafuan në kujtim të pesë kolegëve të vrarë, kur një njeri i armatosur qëlloi me armë në zyrën e tyre në qershor të vitit 2018.

“Pulitzer” fituan edhe gazetat e mëdha “New York Times” dhe “Wall Street Journal” për hetimet ndaj Presidentit Trump.

“The Capital Gazette” në Annapolis fitoi një “Pulitzer” për mbulimin dhe guximin që tregoi përballë një prej sulmeve më vdekjeprurëse ndaj gazetarëve në historinë amerikane. Gazeta përfitoi dhe një grant prej 100,000 dollarësh.

Punonjësit e gazetës, John McNamara, Wendi Winters, Rebecca Smith, Gerald Fischman dhe Rob Hiaasen, vdiqën në sulmin që ndodhi verën e kaluar. Por pjesa tjetër e stafit paravërisht kësaj, arriti të botojë një gazetë në orar të nesërmen.

Mbulimi i të shtënave në masë i dhuroi “Pulitzer” edhe dy gazetave të tjera lokale.

Çmimet e tjera:

-“Post-Gazette” e Pitsburgut mori një çmim për raportimin e tij “të dhembshur” të sulmit të tetorit të kaluar, në një sinagogë të Pensilvanisë që la 11 të vdekur.

-Gazeta “Sun Sentinel” e Jugut të Floridës fitoi një “Pulitzer” për raportimin e të shtënave masive të shkurtit të 2018-ës, në shkollën e mesme “Marjory Stoneman Douglas” që la 17 të vdekur. Ky çmim iu dha gazetës për shërbimin publik të ekspozimit të dështimit nga ana e shkollave dhe zyrtarëve, para dhe pas sulmit vdekjeprurës.

-“New York Times” fitoi një çmim “Pulitzer” për raportimin shpjegues të financave të presidentit Trump dhe shmangies së taksave si dhe një tjetër çmim për shkrimin editorial.

-“Wall Street Journal” fitoi çmimin e raportimit kombëtar për zbulimin e pagesave të fshehta të presidentit për dy ish-dashnoret gjatë fushatës së tij.

-“Washington Post” gjithashtu fitoi dy “Pulitzer” për fotoreporterët në Jemen dhe për kriticizmin.

-Agjencia e lajmeve “Reuters” mori një çmim për hetimin mbi vrasjen e 10 burrave në një fshat të Myanmarit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *