Në Berat është emëruar drejtori i ri i Drejtorisë së Policisë së qarkut Berat.
Pas largimit rreth 1muaj më parë të drejtorit Artion Duka, që u emërua Drejtor i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë, vendin e tij e mbajti si i komanduar, zëvendësi i tij, Fatmir Hoxha, deri pasditen e djeshme kur në krye të drejtimit të Policisë Berat u emëruar drejtori i ri, Hasan Ahmetaj.
Hasan Ahmetaj, rikthehet si drejtor në këtë qark, ku ka drejtuar blu-të e Beratit në vitet 98-99.
Ahmetaj ishte Drejtor i Forcave Operacionale të Lëvizshme për Rendin dhe Sigurinë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit nga vitit 2018 e deri dje që u emërua në Berat.