Vendosni fjalën kyçe....

Operacion anti drogë në Itali, arrestohen 14 shqiptarë


Policia italiane ka përfunduar me sukses operacionin e koduar “Rubino” i koordinuar nga Drejtoria e Distriktit Anti-Mafia të L’Aquilas. Hetimet u zhvilluan nga skuadra e Shtabit të Policisë në Chieti, e cila mori pjesë në operacion me më shumë se 200 persona.

Forcat policore kanë ekzekutuar 44 masa të ndërmarra nga gjykata, nga të cilat 17 janë masë e paraburgimit dhe 27 janë masa kundër personave të dyshuar në Chieti, Pescara, Teramo, L’Aquila, Varese, Milano dhe Roma. 14 prej të arrestuarve janë shqiptarë.

Operacioni që ka marrë emrin e qenit të antimafies, “Rubino” është rezultat i një hetimi që ka zgjatur më shumë se 2 vjet. Policia arriti që të ç’montojë një grupim kriminal me aktivitet kryesisht në trafik droge në zonën e Abruzzos, por edhe më gjerë se kaq.

Grupi ka vepruar edhe në zonat e Chietit, Peskaras, dhe Teramos. Besohet se sasia e drogës e shpërndarë nga rrjeti ka qenë e madhe dhe fitimet për rrjedhojë ishin të shumta. Gjatë hetimeve, 25 persona u evidentuan dhe u arrestuan më vonë nën akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike.   Droga e konfiskuar në total do të kishte dhënë fitime mbi 5 milionë euro.

Konfiskime me rëndësi janë bërë edhe larg rajonit, me kilogramë drogë të sekuestruara dhe 20 mijë euro të gatshme, të dyshuara si të përfituara nga aktiviteti ilegal i shitjes së drogës. Policia e Chietit është dashur të ndërhyjë edhe në ç’armatosje, pasi disa anëtarë të grupit mbanin edhe armë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *