Vendosni fjalën kyçe....

Protesta e opozitës- Lihen në burg 3 persona, lirohen 34 të tjerët


Jepet masa e sigurisë për 37 të arrestuarit e protestës së opozitës së bashkuar, e cila u mbajt tre ditë më parë para Kryeministrisë. Gjykata ka vendosur “arrest me burg” për 3 protestues dhe “arrest shtëpie” për 2 të tjerë. Pjesa tjetër e të ndaluarve janë lënë me “detyrim paraqitjeje”.

Tre protestuesit e arrestuar janë: Edmond Bushi, Armando Gecaj dhe Dainel Gjata. Në “arrest shtëpie” janë lënë Gëzim Almeta dhe Shemsi Kaloshi.

Në ambientet e Gjykatës Penale ishin të pranishëm edhe ish-deputetë të opozitës së bashku me sekretarin e përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi. Por seanca gjyqësore është zhvilluar me dyer të mbyllura dhe brenda janë lejuar vetëm avokatët dhe të akuzuarit.

Sipas opozitës, protestuesit janë ndaluar pa asnjë provë, vetëm pse protestuan kundër qeverisë.

Pas vendimit të gjykatës, Bardhi u shpreh i revoltuar për mabjtjen në burg të tre protestuesve, dhe e konsideroi këtë si “burgosje politike” me urdhër të kryeminbistrit Edi Rama.

“Ata janë thjesht të burgosur politik dhe Edi Rama është duke i vendosur një tjetër damkë Shqipërisë, atë të burgosjes politike.

Sigurisht që është në ditën e fundit të tij dhe është e kuptueshme që do të bëjë çdo përpjekje për të mbajtur pushtetin e tij kriminal, edhe duke burgosur për arsye politike qytetarët.

Të jetë i sigurt se sa më shumë të burgosur të ketë atje brenda, aq më shumë protestues do të ketë në shesh.

Të jetë i sigurt se nëse vazhdon me dhunën ndaj protestuesve, dhuna do t’i kthehet mbrpasht.

Janë mbi 200 qytetarë që shoqërohen në mënyrë kriminale me urdhër politik, në protestat e opozitës, janë mbi 10 të burgosur politik, që mbahen ende në buurg me urdhër politik të Edi Ramës dhe sigurisht janë me dhjetëra qytetarë të tjerë të shpallur në kërkim apo të proceduar penalisht.

Koha kur shqiptarët frikësoheshin me burgim politik ka mbaruar, siç ka mbaruar edhe koha e qeverisë ilegjitime të Edi Ramës. Faleminderit”, tha Bardhi.

Mbi të arrestuarit rëndojnë katër akuza: “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” “Prishja e qetësisë publike” “ Shkatërrimit të pronës me zjarr” dhe ” Shkelja e rregullave mbi lëndet plasëse, djegëse dhe radioaktive”. /Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *