Vendosni fjalën kyçe....

“Shqipëria po dhunon pronat e shtetasve bullgarë” – Banorët e Bregut të Lumit takojnë nesër ambasadorin bullgar


Banorët e Bregut të Lumit me pasaportë të Bashkimit Europian si shtetas bullgarë, të cilëve kërcënohet t’u priushet shtëpia nga Bashkia Tiranë, i kanë kërkuar qeverisë bullgare që të ndërhyjë për të ndalur prishjen e banesave pa dëmshpërblim si dhe për të dënuar dhunën dhe terrorin e ushtruar ndaj tyre prej policisë së shtetit dhe asaj bashkiake.

Ata do zhvillojnë nesër njhë takim në ambsadën bullgare në Tiranë për të kërkuar ndërhyrjen e menjëhereshme të qeverisë së Bullgarisë për mbrojtjen e pronave të tyre.

Ata do kërkojnë gjithashtu ndërhyrjen e ambasadës së BE-së në Tiranë duke qenë se janë shtetas bullgarë dhe pjesë e minoritetit bullgar në Shqipëri.

Banorët janë dhunuar nga policia para rreth një jave kur me qindra policie zbarkuan në Bregun e Lumit në orët e para të së martës për t’i nxjerrë me forcë nga shtëpia.

Një pjesë e tyre u dhunuan në vendngjarje kurse pjesa tjetër u shoqërua nga policia në komisariat. Shtetasit e BE-së do kërkojnë me forcë dënimin e dhunës ndaj tyre si dhe mosprekjen e pronës së tyre pa asnjë dëmshpërblim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *