Vendosni fjalën kyçe....

“S’ka negociata me Ramën”, PD ka një ftesë edhe për ndërkombëtarët


Partia Demokratike nuk do bëjë asnjë kompromis me kryeministrin Rama dhe qeverisjen e tij.

Deklarata ka ardhur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Bardhi, i cili tha në studion e Syri.net se asnjë marrëveshje në kurriz të demokracisë nuk do nëgociohet me kreun e qeverisë.

“Sa kohë që njeriu i cili ka shkaktuar këto probleme ndodhet në krye të qeverisë ne nuk mund të përfshihemi në negociata. Faktori ndërkombëtar është i mirëpritur.

Dje z. Basha i ka bërë thirrje Komisionit Europian të na ofrojë sugjerime, këshillime apo të tjera zgjidhje që i përputhen të njëjtave standardedeve që përputhen në vendet e tyre, që e bën Shqipërinë një vend normal.

Por të vish në Shqipëri dhe të na thuash që ju duhet të hyni në zgjedhje, pavarësisht se vendi ka probleme me krimin, kjo nuk shkon. Shqiptarët kanë humbur 30 vite kohë me këtë sistem.” – tha Bardhi.

Më tej ai shtoi se vendi është në një krizë të thellë shumëplanëshe dhe ajo po thellohet dita-ditës me Ramën në krye të qeverisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *