Sot pritet të jepet masa e sigurisë për 37 të arrestuarit e protestës së opozitës së bashkuar, e cila u mbajt tre ditë më parë para Kryeministrisë.
Mësohet se në ambientet e Gjykatës Penale kanë shkuar për të ndjekur këtë proces edhe ish-deputetë të opozitës së bashku me sekretarin e përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi.
Sipas opozitës, protestuesit janë ndaluar pa asnjë provë, vetëm pse protestuan kundër qeverisë.