Vendosni fjalën kyçe....

Tetë të vdekur nga tornadot në jug të SHBA-së


Tetë kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pas tornadove dhe përmbytjeve në disa shtete të jugut të SHBA-së.

Banesat në Franklin, Texas, sipas “BBC“-së u rrafshuan nga uragani.

Paralajmërimet për tornado ishin publikuar për të hënën në Ohajo, Karolinën e Jugut dhe Virxhinia. Autoritetet thonë se të paktën 11 tornado prekën tre shtete para se stuhia filloi të lëvizte drejt Bregut Lindor.

Në Teksas, dy fëmijë humbën jetën pasi një pemë ra mbi makinën e tyre. Prindërit, të cilët ishin në ndenjëset e përparme, nuk u plagosën. Fëmijët ishin tetë dhe tre vjeçarë. Një tjetër person u vra në Teksas dhe dhjetëra të tjerë u plagosën pasi u goditën nga tornado.

Në Franklin të Teksasit raportohet për rreth 60 ndërtesa të shkatërruara, 55 prej tyre shtëpi dhe disa ndërtesa publike. Në Misisipi, gjithashtu u shkatërruan dhjetra shtëpi, së bashku me stacionin e zjarrfikësve.

“Ne morëm një goditje të drejtpërdrejtë,” tha një zjarrfikës. “Stacioni i zjarrfikëses është zhdukur”.

Një 95-vjeçar i identifikuar si Roy Ratliff, në Misisipi, vdiq pasi një pemë ra sipër shtëpisë së tij të lëvizshme.

Përmbytjet në Luiziana, çuan në vdekjen e një djali 13-vjeçar, i cili u gjet i mbytur në një kanal kullues.

Në Alabama, një punëtor u vra pasi u godit me një automjet ndërkohë që ai po ndihmonte të pastroheshin pemët në rrugë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *