Vendosni fjalën kyçe....

Transportonte 9 kg hashash, kapet në Pogradec 44-vjeçari nga Golemi


Një 45 vjeçar nga Golemi i Kavajës është arrestuar nga policia e Pogradecit duke transportuar 9 kg kanabis.

Policia lokale bën me dije se ka arrestuar shtetasin me iniciale B.B, 45 vjeç,

“Arrestimi i tij u bë pasi nga informacione të siguruara në rrugë policore, si edhe gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në  mjetin e tij në aksin rrugor Pogradec-Korçë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 9 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa”, sqaron.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *