Dy ditë nga publikimi i raportit mbi dyshimet për lidhje mes Moskës dhe fushatës presidenciale të Donald Trump,, presidenti amerikan u shpreh sërish sot se viktima e vërtetë është ai.
“Hetimi rus është mashtrimi më i madh i historisë politike”, shkruan ai në “Twitter”.
“Nëse mediet e mëdha do të ishin të ndershme, që nuk janë, kjo histori do të kishte qenë më e madhe dhe e rëndësishme se sa Watergate”, thekson Trump, duke iu referuar skandalit politik të viteve 1970 që rrëzoi presidentin Richard Nixon.
Raporti i prokurorit special Robert Mueller, rezultat i një hetimi që zgjati gati dy vite, do të publikohet të enjten në një version ku janë hequr disa pjesë konfidenciale ose që mendohet që mund të dëmtojnë reputacionin e dëshmitarëve.
Robert Mueller kishte dalë në përfundimin se nuk ekzistojnë prova të një lidhje mes ekipit të Donald Trump dhe Rusisë në vitin 2016 gjatë fushatës presidenciale të miliarderit amerikan.