Vendosni fjalën kyçe....

Votimi në parlament për rikthimin e vizave, reagon qeveria holandeze: Jemi duke e shqyrtuar, lëvizja e lirë vazhdon


Në lidhje me votimin në parlamentin holandez për anulimin e lëvizjes së lirë për shqiptarët ka reaguar edhe qeveria e Holandës.

Sipas deklaratës qeveritare të shpërndarë nga ambasada, politika e vizave për SHqipërinë nuk do ndryshojë dhe se kërkesa nga parlamenti do shqyrtohet për të marrë vendimit.

Deklarata e plotë:

Në përgjigje të lajmeve në media në lidhje me politikën e vizave për udhëtimin për në Hollandë:

Qeverisë holandeze i është kërkuar nga parlamenti i saj të kërkojë pezullimin e mekanizmit të rregjimit pa viza. Për momentin, qeveria është duke shqyrtuar hapat të cilat duhet të ndërmarrë.

Për momentin, politika e vizave për udhëtimin drejt Holandës nuk ka ndryshuar. Nënshtetasit shqiptarë, mbajtës të një pashaporte biometrike, mund të udhëtojnë në zonën Shengen pa viza për maksimumi 90 ditë brenda një periudhe 180 ditësh.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *