Vendosni fjalën kyçe....

Vuçiç: Presioni për njohjen e Kosovës po shtohet, jemi në një periudhë të vështirë


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar sot se Serbinë po e pret “një periudhë e vështirë” sa i përket çështjes së Kosovës, dhe se sipas tij e vetmja gjë që po i kërkohet Serbisë është njohja e pavarësisë së Kosovës, shkruajnë mediat serbe.

Në mbledhjen e partisë së tij, SNS, Vuçiç, ka deklaruar se presioni mbi Serbinë për ta njohur pavarësinë e Kosovës, do të jetë çdo herë e më i madh.

“Presioni do të jetë çdo herë e më i madh, për njohje të plotë të pavarësisë pa ndarje dhe asgjë për Serbinë, dhe duhet të jemi të lumtur nëse nuk kërkohet formimi i ndonjë Tribunali për serbët. Kur flisja se e kemi rastin për kompromis më shpallën tradhtar, e ndoshta ka qenë mundësia jonë e vetme që të bëjmë kompromis. Sot këtë kompromis nuk po na e ofron askush. Kurrë më parë nuk ka qenë presioni kaq i madh, kanë kaluar gati gjashtë muaj që jemi duke pritur që bashkësia ndërkombëtare të reagon që të hiqet taksa, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur”, ka thënë Vuçiç.

Ai ka paralajmëruar se do të bisedojë me zyrtarë të ndryshëm botërorë, por pranoi se “asgjë e mirë” nuk e pret Serbinë në takimin e Berlinit me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe presidentin francez Emmanuel Macron.

“E vetmja gjë që pres të kërkojnë nga ne është formati i ri i dialogut që për qëllim ka njohjen e pavarësisë së Kosovës, ku serbët nuk fitojnë asgjë. Do të kërkojnë nga ne të vazhdojmë bisedimet me shqiptarët e ata të mos e heqin taksën”, shtoi Vuçiç.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *