Vendosni fjalën kyçe....

Edhe vetë protestonte për banesën, policja te Petro Nini sot detyrohet të vendoset kundër atyre që veprojnë si ajo (VIDEO)


Blerta Dervishi, efektivja e Shqiponjave e cila pak javë më parë i preku të gjithë me rezistencën që bëri për të mbrojtur banesën e saj te Petro Nini, duke rrezikuar dhe vendin e punës, sot detyrohet nga eprorët të vendoset kundër atyre që kërkojnë të bëjnë të njëjtën gjë.

Dervishi e cila u rikthye në punë vetëm pak ditë pas pezullimit, sot është vendosur përpara banorëve të Bregut të Lumit, ku ka nisur shembja e 7 banesave të tjera. Mësohet se deri më tani, janë shembur tre banesa ndërsa pritet të shemben edhe katër të tjera.

Grua e divorcuar dhe nënë e dy fëmijëve, Blerta Dervishi ka protestuar shembjes së banesës ku jetonte me 14 persona të tjerë.

Në një deklaratë për mediat, Dervishi tha ditën e protestës se po protestonte për të mbrojtur familjen e saj: “Për momentin dje më është njohur që jam e pezulluar, motivacioni ‘pengesë për veprimet përmbarimore’. Kolegët e mi kanë qarë, kanë bërë detyrën siç është caktuar në mënyrën më të mirë të mundshme. I përgëzoj, kanë bërë detyrën e tyre si eprorët dhe efektivët e policisë. Kurse për rastin tim unë aty kam qenë si banore, qytetare e thjeshtë, e lirë për të mbrojtur pronën time, e lirë për të mbrojtur familjen time, e lirë për të mbrojtur fëmijët e mi, sepse nuk kam ku të shkoj tjetër.”

Ashtu si ajo edhe banorët e Bregut të Lumit po mbrojnë banesat e tyre, familjet e tyre, por ndryshimi i vetëm është se kanë përballë shtetin dhe jo privatin si në rastin e parë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *