Vendosni fjalën kyçe....

Eliminimi trondit Juventusin, bien me 22% aksionet e klubit në bursë


Dështimi i Juventusit në Ligën e Kampionëve përveç mërzitjes së tifozëve dhe stafit drejtues e lojtarëve, ka shkaktuar një tërmet në aksionet e klubit torinez.

Aksionet ranë më shumë se një të pestën të mërkurën në mëngjes pasi ekipi u eliminua në çerekfinalet e kompeticionit nga Ajaksi. Ekipi holandez mposhti Juventusin 2-1 në Torino mbrëmjen e djeshme duke e eliminuar.

Humbja shkaktoi jo pak mërzi tek lojtarët, stafi drejtues dhe tifozët e ekipit, të cilët ishin përgatitur për të vajtur deri në finalen e madhe.

Aksionet e “Zonjës së Vjetër” ranë 22 për qind në bursën e Milanos para se ta merrnin veten lehtësisht duke shkuar në 17% për aksion.

Ndërsa e kundërta ndodhi me Ajaksin, aksionet e të cilit u rritën me 7.58% duke e rritur ndjeshëm vlerën e klubit holandez.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *