Deri më tani janë shembur tre banesa dhe parashikohen të shemben edhe 4 të tjera vetëm gjatë ditës së sotme.
Policia ka parashikuar shembjen e 7 banesave këtë javë, njëlloj si javën e kaluar, duke shkuar ngaldalë afër numrit 38 të banesave që parashikohen të prishen në kuadër të zgjatimit të Bulevardit të Ri.
Ish-sh deputetët e opozitës Klevis Balliu dhe Endrit Braimllari ndodhen pranë zonës ku po prishen banesat. Në një dalje për mediat, Balliu denoncoi dhunën e ushtruar ndaj banorëve dhe kërkoi dëmshpërblimin e tyre nga institucionet përkatëse.
“Banorët na njoftuan për dhunën makabre, që e keni parë në videot e publikuara në rrjetet sociale. Ku shefi i Komisariatit Nr4. Agim Hoxha dhunon disa prej banorëve.
Dhuna ndaj këtyre banorëve është e përsëritur ndaj kërkoj nga institucionet të dëmshpërbejnë këta banorë për dhunën e ushtruar ndaj tyre.
Në lotin e parë dhe të dytë të Bulevardit të ri, banorët janë dëmshpërblyer edhe pse nuk i kishin pronat e legalizuara. Për banorët e lotit të tretë nuk po veprohet njëlloj.
Nuk dihet nëse kjo është për shkak të racizmit që ka maxhoranca ndaj Veriut, sepse siç e dimë këta banorë janë nga veriu.
Kjo dhunë nuk mund të vazhdojë më.”, tha Klevis Balliu.
“Avokati i Popullit duhet të lëvizë më shpejt, duhet të jetë pranë qytetarëve dhe duhet të nisë masat urgjente ndaj bandidëve që përdhosin atë uniformë të policisë.”
Ish-deputeti i LSI-së Endrid Braimllari nga ana tjetër, tha se Policia e Shtetit i ka trajtuar banorët e Bregut të Lumit si terroristë duke i nxjerrë jashtë që në pikë të mëngjesit, kur ata ishin ende me pizhame. Sipas Braimllarit, revolta popullore do t’i japë fund pushtetit të Edi Ramës.
“Situata është totalisht e degraduar me forcat e rendit. Edi Rama i ka urdhëruar forcat e policisë të dhunojnë gra, të dhunojnë fëmijë.
Se kuptoj pse policia e shtetit duhet të dhunojë banorët. Se kuptoj çfarë dëmi mund t’i bëjnë Edi Ramës këta banorë.
Këta banorë mbrojnë pronën e tyre dhe nuk e shohin shtetin si partner por si dhunues. Rama po i trajton si terrorista. I ka nxjerrë me pizhama, që në orët e para të mëngjesit e u ka sekuestruar telefonat.
Edi Rama e ka gabim sepse revolta popullore është e jashtëzakonshme dhe do të marrë përpara Edi Ramën dhe Sandër Lleshajn.”, tha Braimllari.