Parizienët janë mbledhur përsëri për t’u lutur dhe për të kënduar himne një ditë pas zjarrit që shkatërroi katedralen e Notre Dame. “RT” shkruan se mijëra njerëz u mblodhën mbrëmë në sheshin publik Saint-Michel pranë katedrales së famshme, duke kënduar këngë fetare dhe duke u lutur së bashku, me katedralen e dëmtuar rëndë si sfond.
Skenat me lutje dhe këngë në fakt filluan që mbrëmjen e së hënës, kur parizienët dhe turistët dolën në rrugë përreth katedrales, duke parë luftën e zjarrfikësve me flakët.
Disa njerëz u panë edhe në gjunjë, duke u lutur që struktura madhështore të mund të shpëtohej.
Kulla e kishës u rrëzua së bashku me pjesët e çatisë së ndërtesës, por pas më shumë se 12 orësh, ekipet e emergjencës arritën ta kontrollonin zjarrin, duke ruajtur strukturën e ndërtesës dhe duke parandaluar shkatërrimin e relikeve kulturore dhe veprave të artit.
Beaucoup de gens convergent vers Saint-Michel pour prier et chanter, #Paris, 16 04 2019, #PvMoctarKANE.
People converge for prayers and song after #Notre_dame_de_Paris fire. #notredameparis pic.twitter.com/kHxdF1s5H3
— Moctar KANE (@MoctarKane) April 16, 2019
Zyrtarët francezë kanë thënë se nuk ka prova të mjaftueshme për të sugjeruar se zjarri është shkaktuar nga zjarrvënia e qëllimshme. Shpjegimi më i mundshëm është se ishte thjesht një aksident.
Familjet miliardere më të pasura të Francës premtuan më shumë se 600 milionë euro për të rindërtuar përpjekjet në 24 orë që nga fillimi i zjarrit.
Thousands hold vigil near Notre Dame Cathedral#NotreDame
Read more: https://t.co/hzaHNiFmStpic.twitter.com/MiGhgro7ni
— RT (@RT_com) April 16, 2019