Një tjetër kandidat nga listat e Partisë Demokratike në Tiranë ka dorëzuar formularin e dekriminalizimi duke pretenduar mandatin e deputetit.
Erion Piciri, rivali i Lulzim Bashës në garën për kreun e PD-së ka kërkuar mandatin në Tiranë.
Duhet theksuar se para rreth një muaji, më saktë më 5 mars, Piciri, u shpreh fuqishëm pro djegies së mandateve të opozitës, duke e cilësuar këtë akt si të duhurin nga opozita.
“PRO DJEGIES SE MANDATEVE. Përgëzime të gjithë atyre që dogjen mandatet e deputetëve. Njeriu duhet të njohi kufizimet e veta. Veshtire te gjeje aty ndonje personazh qe sjell ere ndryshimi. Krahasojini me deputete a kongresmene te vendeve te tjera dhe do kuptoni nivelin e perfaqesimit.
Mediokritete pa fund te imponuara si modele te elites politike kombetare. Deputeti kudo eshte personalitet, mendimtar dhe orator, ketu ka perfunduar ne dordolec i varur ne kremastarin e kryetareve. Mire eshte te ikin edhe shume te tjere nga ana e pushtetit. Parlamentit duhet t’i kthehet serioziteti dhe profesionalizmi i njerezve me vokacion politik.” – shkruante Piciri në faqen e tij në “Facebook”.