Ish-deputetët Klevis Balliu dhe Endrit Braimllari të cilët po qëndrojnë pranë banorëve të Bregut të Lumit, janë konfliktuar fizikisht me policinë. Ish-deputetët e PD-së dhe LSI-së po qëndrojnë rreth 100 metra larg vendit ku po shemben banesat, pasi policia nuk i lejon të afrohen më afër.
Konflikti nisi kur një prej banorëve kërkoi të nxirrte rrobat dhe mobiliet e veta nga banesa që po i shembej, pasi në mëngjes ishte shoqëruar në komisariat dhe nuk kishte patur mundësi t’i ruante ato.
“Kam qënë i shoqëruar në komisariat, o njeri, – dëgjohet zëri i burrit në video, tek i lutet Policisë, – më lini të hyj në shtëpinë time të nxjerr rrobat.”, tha zotëria.
Por policia nuk ka pranuar dhe Balliu e Braimllari i dolën atij në krah, por patën një konfrontim fizik me policët. Siç shikohet edhe në pamjet e mëposhtme, njëri nga efektivët e policisë e ka kapur Balliun prej fyti./Hashtag.al