Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur në Portugali, ku si pasojë e një aksidenti rrugorë kanë humbur jetën 28 persona.
Sipas informacioneve nga mediet ndërkombëtare, autobusi me turistë është përmbysur duke shkaktuar të paktën 28 viktima. Po ashtu nga aksidenti janë edhe disa të plagosur, ndërsa mësohet se në autobus kanë qenë 57 persona.
Ende nuk dihet se nga cilat shtete janë viktimat, ndërsa ngjarja ka ndodhur në ishullin Madeira.