Ka nisur me tensione mëngjesi i sotëm te Bregu i Lumit në Tiranë, ku fadromat edhe njëherë tjetër kanë shkuar për t’u shembur banorëve shtëpitë. Mes banorëve dhe policisë ka patur përplasje, ndërsa sipas PD-së atyre u janë sekuestruar edhe telefonat me të cilët po xhironin ngjarjen. Kjo shihet qartë edhe në videon e mëposhtme, ku efektivët e policisë i marrin me dhunë telefonin nga duart një vajze.
Policia nuk lejon as gazetarët dhe kameramanët të afrohen në vendngjarje, duke na lënë në terr informativ.
Sipas banorëve, numri i forcave të policisë sot është më i madh se radhën e kaluar ku pati 7 të plagosur, katër protestues dhe 3 policë.
Banorët e Bregut të Lumit, kërkojnë të dëmshpërblehen për banesat ku kanë jetuar për 20-vjet me radhë, që do të shemben në kuadët të zgjatimit të Bulevardit të Ri. Ndryshe nga sa ka ndodhur në dy segmentet e tjera ku banorët janë dëmshpërblyer për banesat e tyre pavarësisht faktit nëse kanë qenë të legalizuara apo jo, në segmentin e tretë banorët janë lajmëruar se nuk do dëmshpërblehen./Hashtag.al