Vendosni fjalën kyçe....

Rikthimi i vizave nga Holanda, Soreca: Asgjë s’ka ndryshuar, për momentin


Pas vendimit të Parlamentit Holandez për të rikthyer vizat për shqiptarët, ka reaguar ambasadori i BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca. Përmes një deklarate për mediat, soreca tha se ende s’ka ndryshuar asgjë dhe shqiptarët momentalisht mund të lëvizin të lirë.

Ai thotë se Shqipëria i ka plotësuar kriteret sipas KE-së për lëvizjen e lirë në zonën Schengen.

 “Asgjë nuk ka ndryshuar deri në këtë moment, vijon udhëtimi pa viza në zonën Shengen. Më lejoni që të them që kemi ftuar qeverinë shqiptare që të rrisë bashkëpunimin me Holandën për emigracionin e paligjshëm dhe luftën kundër krimit.

Udhëtimi pa viza është një arritje fantastike për Shqipërinë, që do të thotë ka pasur një progres që prej vitit 2010.

Ju e dini që kam qenë në krye të këtij procesi dhe jam i sigurt që Shqipëria do të marrin masat e duhura që të ruhet kjo arritje fantastike”, tha Soreca.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *