Vendosni fjalën kyçe....

“Tradhëtar, dorëhiqu” – Përplasje me policinë, protestuesit në Ekuador kërkojnë largimin e presidentit për çështjen Assange


Policia ekuadoriane është përplasur me mijëra persona të cilët dolën rrugëve të kryeqytetit të vendit duke e quajtur presidentin e vendit, Lenin Moreno, tradhëtar për dorëzimin e Julian Assange te policia britanike.

Ata mbushën rrugët e kryeqytetit Quito duke shprehur zemërimin për mosdhënien e azilit për Assange dhe dorëzimin e tij.

Protesta nisi fillimisht paqësore por më pas u përshkallëzua pas mbërritjes në vend të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të cilët nisën përplasjen me protestuesit.

Në videot e shpërndara në rrjetet sociale duken përplasjet mes policisë dhe protestuesve në rrugët e kryeqytetit. Njerëzit kërkuan dorëheqjen e presidentit Lenin Moreno duke e cilësuar atë tradhëtar.

“Largohuni tradhëtarë. Ne votuam për ju në mënyrë që të qeverisni, jo për ju që të na shisni te Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Tradhëtar i neveritshëm!” – dëgjohen protestuesit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *