Templates by BIGtheme NET

Veliaj kishte takim te liqeni, policia ndalon gazetarin (Video)

Policia ka ndaluar gazetarin Artur Çani, gjatë kohës kur ky i fundit po bënte ecje në zonën e Liqenit Artificial.

Shkak për këtë është bërë një takim që Kryetari i Bashkisë Erjon Veliaj po bënte në zonën e liqenit.

Në video e publikuar nga Fax News shihet momenti i ndalimit dhe raportimi i ngjarjes që bëhet nga punonjësit e policisë për gazetarin Çani.

Efektivët e policisë e kanë ndaluar gazetarin të kalojë pranë zonës ku po bënte ‘shfaqjen e radhës’ Veliaj. Ndërkohë mësohet se në aktivitetin ku merrte pjesë kryebashkiaku nuk kishte prezencë të medias por vetëm fotografë dhe kameramanë të regjisë qëndrore.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30.

Vetë Artur Çani deklaroi menjëherë pas ngjarjes se “isha duke ecur te zona e liqenit kur mu turrën 20 truproja”.

 

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto