Vendosni fjalën kyçe....

3 propozimet e rëndësishme të kryesisë së PD-së për Këshillin Kombëtar


Partia Demokratike ka mbledhur sot kryesinë e saj. Kreu i PD-së, Basha, i ka propozuar kryesisë marrjen e 3 vendimeve të rëndësishme.

Vendimet kanë të bëjnë me zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme, të lira e të ndershme.

Kryesia e Partisë Demokratike vendosi t’i propozojë Këshillit Kombëtar për miratim këto 3 propozime.

Propozimet e Bashës

  1. Partia Demokratike e Shqipërisë të regjistrohet në zgjedhje vetëm pasi të jenë krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kriza e rëndë politike në vend, nuk mundëson standardet demokratike për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Është provuar se Qeveria e Edi Ramës ka bashkëpunuar me krimin e organizuar për blerjen e votave.
  2. Partia Demokratike e Shqipërisë angazhohet në mbrojtje të demokracisë dhe të drejtës së votës së lirë të mos lejojë përveç zgjedhjeve të lira asnjë farsë elektorale; të pamundësojë përmes përshkallëzimit të aksionit opozitar dhe qytetar, mbajtjen e zgjedhjeve fasadë, të diktuara nga krimi i organizuar dhe paratë e pista që shkatërrojnë demokracinë dhe vullnetin e qytetarëve shqiptarë.
  3. Të mandatojë Kryetarin e Partisë dhe Sekretarin e Përgjithshëm për të negociuar me partitë politike të opozitës marrëveshjen për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, për mbrojtjen e interesit publik dhe aksionin opozitar për plotësimin e këtyre objektivave, përfshirë, mandatin dhe detyrat e Qeverisë Tranzitore dhe platformën për zgjedhje të lira dhe të ndershme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *