Vendosni fjalën kyçe....

“Ai nuk sillej mirë me të”, pse u nda Lady Gaga me të fejuarin


 

Shumë u përfol se arsyeja e ndarjes së këngëtares Lady Gaga ishte Bradley Cooper, por revista “US Weekly” sugjeron ndryshe.

Gaga nuk doli kurrë me Cooper sepse ai e kishte një familje dhe e gjithë kimia në performancat e tyre të “Shalloë” sipas këngëtares ishte thjesht aktrim.

Sipas revistës, Gaga dhe ish-i fejuari Christian Carino nisën të kishin probleme, pasi ai ishte shumë xheloz dhe nuk e linte të lirë në karrierën e saj.

Ai nuk donte që e fejuara e tij të bënte më këngë të tipit “Telephone”, “Bad romance” apo “Shallow”.  Sipas një burimi të “Weekly“, Gaga mendon se Carino e ka shkelur shumë në procesin e saj krijues.

“Ajo nuk mund të rrezikonte karrierën e saj në këtë mënyrë, e aq më pak për një mashkull”, citohet burimi afër këngëtares.

Për më tepër, një tjetër burim  është shprehur: “Ai nuk e trajtonte atë mirë në fundin e lidhjes. Ishte xheloz, përpiqej ta rregullonte atë dhe i shkruante shumë. As shoqëria e saj nuk e pëlqente”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *