Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Vendi po shkon drejt një përplasje civile


Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se vendi po shkon drejt një përplasje civile. I pyetur në studion e ABC News, nëse do të ketë përplasje civile në zgjedhjet e 30 qershorit, Berisha tha se kjo është e sigurt.

“Vendi po shkon drejt një përplasje të sigurt. Se çfarë do të jetë të shohim. Vota e lirë, është vota e lirë. Që kur kombet kanë sakrifikuar për këtë, është e vlefshme. Fasadë nuk mund të jemi. Opozita e ka këtë betejë me çdo çmim për të rikthyer votën e lirë. Pasojat e regjimit të Edi Ramës, janë identike me pasojat e epidemive dhe kolerës në Haiti. A e dini që Shqipëria renditet e katërta në botë për numrin e njerëzve që duna të largohen. Shqipëria nuk ka as ebola dhe as epidemi. 400 mijë shqiptarët e larguar në 4 vite”, u shpreh ai.

Berisha tha se duhet të ikë me çdo kusht Edi Rama për të realizuar zgjedhje të lira. 

“Sipas një informacioni të SHISH, 125 komisarë dhe nënkomisarë u morën me parcelat e kanabisit. Duhet të ikë me çdo kusht Edi Rama, duhet të ikë me çdo kusht infrastruktura kriminale dhe të zhvillohen zgjedhjet në qoftë se shqiptarët duan të votojnë lirisht”, shtoi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *