Vendosni fjalën kyçe....

Debat me tone të ashpra, Salianji-Gjonit: Ti je budalla (Video)


Një debat me tone të ashpra dhe sulme personale  u zhvillua në emisionin  Open mes deputetit të opozitës së re Ralf Gjonit dhe ish-deputetit Ervin Salianji.

Debati shpërtheu kur Salianji i kujtoi Gjonit episodin e bojës.

Mos guxo më të ma kujtosh më atë moment. Unë kam familje, turp të kesh! Nuk bëhet fjalë për bojën, por është agresion fizik ndaj familjes sime nga njerëz që zënë pritë në hyrjen e banesës sime. Mos guxo më Salianji të më përdorësh atë episod kriminal për të më kërcënuar”-tha Gjoni.

Salianji reagoi ashpër madje edhe duke e ofenduar. 

Unë kam turp që dal në të njëjtin ekran me ty, por çfarë të bëj! Ti je budalla! Ti je aty për të marrë një rrogë dhe kaq. Mos ma trash zërin mua se e ke të hollë”.

“Unë ta trash ty dhe kryetarit tënd”- ia ktheu Gjoni.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *