Vendosni fjalën kyçe....

E mashtruan dhe i morën lek në këmbim të legalizimit, arrestohen 2 persona në Tiranë


Dy shtetas kanë rënë në pranga pasi me anë të mashtrimit, i kanë marrë një shtetaseje një shumë në lekë dhe euro, për legalizimin e një ndërtimi pa leje dhe për njohjen e një sipërfaqeje trualli.

“Në kuadër të operacionit policor të koduar “Impostors”, u arrestuan shtetasit:

B.P., 36 vjeç, lindur në Tiranë;

O.S., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me anë të mashtrimit, i kanë marrë një shtetaseje një shumë prej 27 780 euro dhe 985 000 lekë, për legalizimin e një ndërtimi pa leje dhe për njohjen e një sipërfaqeje trualli.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të mësipërm për veprën penale “Mashtrimi”, të parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal, njofton policia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *