Vendosni fjalën kyçe....

Fadromat i shembën shtëpinë, banori i Bregut të Lumit kërkon vetëm dy çadra nga Veliaj


Një ditë pas shembjes së disa banesave te zona e Bregut të Lumit në Tiranë, shumë familje kanë mbetur në qiell të hapur dhe gjitthçka kërkojnë është vetëm një strehë.

Një nga banorët, tha në një prononcim për “Syri.net” se kërkonte nga kryebashkiaku Erion Veliaj vetëm dy çadra për vete dhe 6 pjesëtarët e tjerë të familjes së tij.

“Thirrja për Zotin Veliaj është që të marrë iniciativën, gjithmonë nëse ka mundësi: Nuk i kërkoj asgjë, kërkoj vetëm dy çadra, ama me kusht që t’i vendosë para bashkisë, të paktën të fle atje i sigurtë.”, tha zotëria.

Kreu i familjes me 7 anëtarë, tha se nëse çadrat s’i pranonin para bashkisë, atëhere i dëshironte te varrezat e Sharrës, “atje ku u vra Ardit Gjoklaj”.

“Nëse ke mundësi të ma bësh këtë nder zoti Erion. Siç po më shikon po marr ngjyrën e shpellarit zoti Erion. Mendoj se po më shikon shumë mirë, prandaj thashë të më kesh aty afër. Nëse është e mundur unë jam i gatshëm të vij prej sonte, e ma ke zgjidh hallin krejt. Nuk kërkoj më gjë. Më bëj këtë punë dhe u kry puna”, vijoi më tej zotëria.

Një tjetër banore, tha se sëbashku me familjarët e saj ka marrë një pjesë të sendeve dhe është vendosur në oborrin e shtëpisë së vëllait të tij dhe flenë ashtu në qiell të hapur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *