Vendosni fjalën kyçe....

Gazetari i “New York Times” i bën bllok, “ofendohet” ish-ambasadori amerikan


Ish-ambasadori i SHBA-së në Rusi Michael McFaul, është tronditur të martën kur ka vënë re se një gazetar i “New York times” e ka bllokuar atë në rrjetet sociale.

Gazetari Kenneth P. Vogel siç duket i ka toleruar kritikat e McFaul mbi një artikull të tij dhe si ndëshkim i ka bërë atij bllok. Ish-ambasadori amerikan në Rusi, në kohën e Barack Obamës, ka shpërthyer në “Twitter” kundër gazetarit pas bllokut. Ai shkruan se ka bashkëpunuar më parë me Vogel dhe se ndihet i ofenduar që ai i ka bërë bllok. Ai madje kërkon shpjegim nga e gjithë gazeta e “New York Times”, për bllokun e gazetarit.

“Sapo kuptova se Ken Vogel më ka bllokuar? Sepse kam kritikuar artikullin e tij sot? Uau. Unë kam punuar me dhjetra, ndoshta me qindra gazetarë të @nytimes për dekada, duke përfshirë Ken. Kjo është vërtet e çuditshme.”

“Një gazetar i NYT, Ken Vogel, më ka bllokuar në Twitter. Hera e parë ndonjëherë. Unë kam ndërvepruar me z. Vogel në të kaluarën, duke u përpjekur për të ndihmuar në raportimin e tij. A mund të justifikojë dikush nga NYT këtë sjellje? E gjej atë jo etike.”

E gjej atë jo etike. Sinqerisht, unë jam i tronditur. Dhe si një fans stërmadh dhe i abonuar prej 30-vjetësh në NYT, jam i pikëlluar dhe i ofenduar. Më imagjinoni mua të bllokoj një student të Stanford?”, shkruan në një seri postimesh në Twitter ish-ambasadori.

Vogel nga ana e tij, nuk ka komentuar për dramën me McFaul- por postimet e tij pak ditë përpara “bllokimit” hedhin pak dritë mbi politikën e tij për bllokimet.

“Ju keni të drejtë të thoni çfarë të doni (pa kërcënime) dhe unë kam të drejtë të mos zgjedh të dëgjoj,” shkroi ai.

Epo, kaq ishte. Debat aq i madh për ato vlera liberale të fjalës së lirë dhe debatit civil.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *