Vendosni fjalën kyçe....

Ivanka Trump: Refuzova ofertën e babait për të drejtuar Bankën Botërore


Ivanka Trump ka refuzuar postin e drejtueses së Bankës Botërore, kur babai i saj presidenti Donald Trump e pyeti nëse ishte e interesuar.

Javën e kaluar, presidenti amerikan i tha gazetës “The Atlantic” se e kishte pyetur të bijën nëse dëshironte të drejtonte Bankën Botërore, pasi ishte shumë e mirë me shifrat.

Ivanka Trump tha se i ishte përgjigjur të atit se ishte mjaft e lumtur me punën që ajo kishte si Këshilltare në Shtëpinë e Bardhë.

Ivanka u përfshi përfundimisht në zgjedhjen e presidentit të ri të Bankës Botërore, ekonomistit amerikan David Malpass. SHBA ka një të drejtë të gjatë, joformale, për të zgjedhur udhëheqësin e Bankës Botërore.

Duke folur për agjencinë e lajmeve Associated Press gjatë një udhëtimi në Bregun e Fildishtë, Ivanka tha se babai i saj ia propozoi punën me një pyetje, por ajo e kishte refuzuar ofertën.

Ajo shtoi se David Malpass do të bënte një “punë të pabesueshme”. E pyetur nëse presidenti i kishte ofruar asaj ndonjë punë tjetër, ajo tha se këtë do ta mbante sekret mes të dyve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *